Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, tha se aktet e spiunazhit dhe vjedhjes nga Qeveria e Kinës paraqesin “kërcënimin më të madh afatgjatë” për të ardhmen e Shteteve të Bashkuara. Duke folur para Institutit Hudson në Uashington, ai tha se Kina bën fushatë shumëpalëshe të përçarjes. Sipas tij, Kina ka nisur t’i shënjestrojë shtetasit kinezë që jetojnë jashtë vendit, duke i detyruar të kthehen. “Bëhet fjalë për rivalë politikë, disidentë dhe kritikë që përpiqen t’i ekspozojnë shkeljet e gjera të të drejtave të njeriut në Kinë”, tha Wray.