Firmosja e një peticioni pritet të nisë, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Potam të Himarës, kur një efektiv policie goditi për vdekje me gomone 7-vjeçaren Jonada Avdiaj. Peticioni do të kërkojë shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe të Turizmit e Mjedisit, Mirala Kumbaro, pasi akuzohen nga shoqëria civile si përgjegjës për vrasjen e 7-vjeçares. Ndërkohë paralelisht me këtë është paralajmëruar që rasti i vajzës do t’u dërgohet selive diplomatike në vendin tonë. Paralajmërimi u bë të hënën në mbrëmje, në mbyllje të protestës e cila nisi pranë ministrisë së Brendshme, për t’u zhvendosur më pas në sheshin para kryeministrisë, ku do të uleshin këmbëkryq, dhe kërkuar mbajtje përgjegjësie.