Kryeministri Rama tha se Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, 4 të vrarët gjatë protestave në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" më 21 janar 2011 janë shpallur "Dëshmorë të Atdheut". 4 viktimat janë shpallur Dëshmorë të Atdheut. Kryeministri Rama gjatë konferencës së tij, ka shpjeguar se humbja e 4 jetëve kanë ndikuar historinë e Shqipërisë në dy drejtime, marrëdhënien e qeverisë në raport me protestën dhe transformimin e sistemit të drejtësisë.