Seanca e vlerësimit të masave të sigurisë për Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon dhe Ema Çokun u shoqërua me tensione në sallë, pasi ish Presidenti Ilir Meta drejtoi akuza ndaj tre prokurorëve që kanë në dorë dosjen e tij. Meta iu drejtua Altin Dumanin dhe dy prokurorëve të tjerë, që sipas tij, po zbatojnë urdhrat politikë të Edi Ramës për arrestimin e tij.