Dosjet e Shqipërisë në Gjykatat Ndërkombëtare do i kushtojnë taksapaguesve shqiptarë miliona lekë gjatë vitit të ardhshëm. Në projektbuxhetin që po shqyrtohet në Kuvend, rezulton se për vendimet e Gjykatës së Strasburgut dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, qeveria shqiptare ka detyrimin të paguajë nga buxheti i shtetit rreth 200 milionë euro.