Gjykata e Lartë ka rikthyer për rigjykim 5 të pandehurit e akuzuar si pjesë e grupit të zjarrit në Lazarat, në Gjykatën e Posaccme Antikorrupsion. Treshja gjykuese e përbërë nga Vojsava Kola, Margarita Buhali dhe Enton Dhimitri prishën vendimin e Gjykatës së Apelit për krime të rënda, duke rikthyer dosjen për rigjykim në shkallë të parë.