Edhe pse jo në pikun e të nxehtit , që supozohet të jetë muaji gusht, , Shqipëria është zyrtarisht në sezonin e zjarreve, e për të tilla situata dhe jo vetëm që lidhen më mbrojtjen civile , në vendimet e qeverise ,të kësaj të premtë ka qenë ministri Niko Peleshi I cili ka njoftuar se tashme vendi yne do të mund të ketë ndihmën e vendeve europiane dhe jo vetëm . Nga ana tjetër si pasojë e një tjetër krize , pikërisht asaj të grurit, qeveria Rama ka marr një tjetër vendim, ministrja Krifca ka bërë me dije se kush kultivon mbi 1 hektar grurë përfiton 300 mijë lekë subvencion.