Dy shtetasit rusë dhe ai ukrainas të cilët u arrestuan nga policia në uzinën e armëve të Gramshit do të dalin përpara gjykatës së Elbasanit këtë të mërkurë. Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën arrest me burg për Mikhail Zorin, Fedit Alpatov dhe Svetlana Timofoeva. Më 23 gusht prokurori Kreshnik Ajazi ka urdhëruar ruajtjen e sekretit dhe të akteve paraprake që u përkasin deklarimeve të shtetasve të huaj.