Gjykata e Lartë prishi vendimin e gjykatës së Apelit të Posaçëm ndaj dy ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë dhe ktheu çështjen për rishqyrtim po në këtë gjykatë që vendosi të linte në fuqi masën e sigurisë arrest me burg . Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici vendosën që çështja të rigjykohet nga një tjetër trupë gjykuese. Ndërsa nuk mori vendim për Taulant Tushen I cili ka akuzë më të lehtë se dy ish-drejtorët e tjerë.