Gjykata e Posaçme dënoi këtë të mërkurë disa prej të akuzuarve për dosjen 5D, pjesë e fraksionit të dytë. kështu me një vit burg u dënua drejtoreshë e Tirana Parking Deborah Keçi, e cila për shkak të gjykimit të shkurtuar do të qëndrojë në 16 muaj shërbim prove. Gjithashtu për 5 vite asaj i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike.