Top News/ Dorëzojmë armët nëse krijohet Palestina / Hamasi vë kushte, kërkon zgjidhjen me dy shtete
25/04/2024 14:50

Një zyrtar i lartë politik i Hamasit i tha Associated Press se grupi militant islamik është i gatshëm të bjerë dakord për një armëpushim prej pesë vjetësh ose më shumë, me Izraelin, dhe se do të dorëzonte armët për tu shndërruar në një parti politike nëse një shtet i pavarur palestinez krijohet përgjatë kufijve që ekzistonin para vitit 1967. Komentet e Khalil al-Hayya në një intervistë të mërkurën erdhën në mes të një ngërçi në bisedfimet për një armëpushim në Gaza, muajt e fundit. Sugjerimi se Hamasi do të çarmatosej dukej se ishte një lëshim i rëndësishëm nga grupi militant i angazhuar zyrtarisht për shkatërrimin e Izraelit. Por nuk ka gjasa që Izraeli ta marrë në konsideratë një skenar të tillë. Netanyahu është zotuar të shtypë Hamasin pas sulmeve vdekjeprurëse të 7 tetorit, që shkaktuan luftën, dhe kundërshton po ashtu me forcë krijimin e një shteti palestinez në tokat e pushtuara nga Izraeli në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967. Al-Hayya, një zyrtar i lartë i Hamasit, i cili ka përfaqësuar militantët palestinezë në negociatat për një armëpushim dhe shkëmbim pengjesh, pa patur herë herë tone sfiduese, dhe herë të tjera tone pajtuese. Duke folur për Asociated Press në Stamboll, Al-Hayya tha se Hamasi dëshiron t'i bashkohet Organizatës për Çlirimin e Palestinës, të kryesuar nga fraksioni rival Fatah, për të formuar një qeveri të bashkuar për Gazën dhe Bregun Perëndimor. Ai tha se Hamasi do të pranonte "një shtet plotësisht sovran palestinez në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës dhe kthimin e refugjatëve palestinezë në përputhje me rezolutat ndërkombëtare", përgjatë kufijve të para vitit 1967. Nëse kjo ndodh, tha ai, krahu ushtarak i grupit do të shpërbëhet.

Top Channel/ Rusia nuk pyet për negociata, 400 dronë mbi Ukrainë
18/02 00:29
Top News- Trump mbledh miliarda dollarë në Bordin e Paqes, merr zotimin e vendeve anëtare
17/02 23:00
Top News- SHBA kërkon përçarje në Evropë? BE e frikësuar pas fjalëve të ngrohta të Rubios për Orban
17/02 22:59
Top News- Rusia nxjerr marinën, gati për luftë me Evropën për të mbrojtur “flotën hije”
17/02 22:59
Top News- Franca në alarm të kuq, përmbytje të jashtëzakonshme nga stuhia
17/02 22:58
Top News- Nis boshatisja e kampit Al-Hol, strehonte mijëra xhihadistë. Mes tyre edhe shqiptarë
17/02 22:57
Top News – Anija ngrihet nga fundi i detit…I përket shekullit të 17, e zhytur nën ujë për 400 vite
17/02 17:13
Top News – Aeroplanmbajtëset e Trumpit në fund të detit / Irani mbyll ngushticën e Hormuzit
17/02 17:12
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët ushtarakë / Rusia, raketa pranë kufirit para bisedimeve
17/02 15:03
Top News – Skuadron F-16 mbron qiellin ukrainas / Pilotë amerikanë e holandezë me kontratë
17/02 14:39
Top Channel/ Nesër takimi i parë i Bordit të Paqes, Rama niset drejt Washington DC!
17/02 14:37
Top News – Ukraina rimerr territore nga Rusia / Ndihmohet nga SpaceX, forcon kunërsulmin
17/02 14:36
Top News – Përballë katastrofës demografike / Ukraina paguan që trupat të ngrijnë spermën e tyre
17/02 14:35
Top News – Vdes ‘luani’ i të drejtave civile / Jesse Jackson shuhet në moshën 84 vjeçare
17/02 14:30
Top News – Ethet e arit kaplojnë qytetin / Toka mbushet me gropa, njerëz ‘të armatosur’ me kazma
17/02 14:21
Top Channel/ Hillary Clinton, akuza administratës Trump:” Nxirrni dosjet e plota”!
17/02 12:15
Top News – Trump përfshihet vetë. Bisedimet me Iranin për programin bërthamor
17/02 12:10
Top News – Bisedime bërthamore me rrezik të lartë / Lufta te porta, SHBA dhe Irani ‘ulen’ në Gjenevë
17/02 12:09
Top Channel/Gjermania,“shuplakë”AfD-së? Përurohet xhamia e parë në bastionin e ekstremit të djathtë!
17/02 12:06
Top Channel/ Thaci, “gjyqi paralel” për pengim drejtësie: Ndërhynë te dëshmitarët e Prokurorisë!
17/02 12:06
DIGITALB DIGITALB