Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro tha se është i hapur për bisedime me SHBA-në mbi trafikimin e drogës dhe naftën, pas javësh presioni në rritje ndaj qeverisë së tij. Në një intervistë për televizionin shtetëror vendas, Maduro tha se ishte gati për dialog me SHBA-në “ku të duan dhe kur të duan ata”. Ai gjithashtu shmangu një pyetje mbi një deklaratë të presidentit Donald Trump, sipas të cilit SHBA-të kishte goditur një zonë dokimi në Venezuelë, sulmi i parë i tillë brenda vendit, i cili dyshohet të jetë kryer nga CIA.