Pas hapjes së garës për kreun e ri të Policisë së Shtetit, drejtori që mban aktualisht këtë post Muhamet Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen e tij. Bëhet me dije se kompetencat e tij ia deleguar zv.drejtorit Sokol Bizhga, deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri me garë. Sakaq ministri i brendshëm Ervin Hoxha do të mbledhë të premte vartësit e tij, për t’i njoftuar lidhur me ndryshimet që do të bëhen në ministrinë që drejton.