Kryeministri rumun, Marcel Ciolacu paraqiti dorëheqjen e tij pasi kandidati i mbështetur nga koalicioni qeverisës pro-perëndimor që ai drejton dështoi në raundin e parë të balotazhit presidencial. “Socialistët e qendrës së majtë do të largohen nga koalicioni, ndërsa ministrat e partisë do të qëndrojnë përkohësisht derisa të dalë një shumicë e re pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale”, tha ai.