Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtuesit politik të qarkut të Shkodrës. Në deklaratën e tij, deputeti demokrat argumenton se shkak për dorëheqjen e menjëhershme, vetëm 40 ditë para ditës së zgjedhjeve, është bërë momenti i vështirë që po kalon Partia Demokratike, për të cilën ka bërë apel për bashkim mes demokratëve.