Pas një mbizotërimi të gjatë në tregun valutor shqiptar, monedha europiane ia ka lënë vendin dollarit amerikan duke i dhënë një goditje të fortë kursit të këmbimit . Sipas Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u këmbye të martën me 117.86 Lekë, duke shënuar një rritje të ndjeshme me 0.74 pikë krahasuar me ditën e hënë. Euro zbriti në vlerën e 117 lekëve duke u vlerësuar më pak se dollari kundrejt lekut.