54-vjeçari nga fshatrat e Elbasanit, i cili doli për të kërkuar qenin e tij që i ruante bagëtitë është gjetur i pajetë. Familjarët e Pëllumb Toçit denoncuan zhdukjen e tij në zonën malore të Gjinarit. Për gjetjen e tij u angazhuan edhe një grup alpinistësh profesionistët, të cilët gjetën qenin, por jo të zotin e tij. Toçi dyshohet se ka humbur vetë jetën teksa është rrëzuar aksidentalisht në vendin e njohur si Shkëmbi i Vashës.