Pas përfshirjes në dosjen e Jeffrey Epstein, ish- zonja e parë amerikane dhe ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, ka kërkuar të dëshmojë publikisht para Kongresit të Shteteve të Bashkuara në lidhje me marrëdhënien e saj me financierin e njohur. Sipas AP, Clinton I ka dërguar një kërkesë kryetarit të komisionit hetimor të Dhomës së Përfaqësuesve, James Comer, për t’I mundësuar një seancë dëgjimore publike me transmetim të drejtpërdrejtë televiziv, gjë e cila është kundërshtuar nga kongresmeni amerikan, I cili thotë se seanca dëgjimorë të mbahet me dyer të mbyllura. Fillimisht, familja Clinton kundërshtoi paraqitjen para komitetit hetimor të Dhomës së Përfaqësuesve, por të përballur me mundësinë e sanksioneve, ata konfirmuan këtë javë se do t’i përgjigjen thirrjes dhe do të japin dëshmi.