Hygerta, Amarildo dhe Hysen Meta, tre fëmijët e Pëllumb Metës që ranë në pranga për vrasjen e këtij të fundit, dolën këtë të hënë përpara gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Të qetë përpara gjykatës, dëshmitë e tyre ndryshuan rrjedhën e ngjarjes së shënuar në Shënvlash të Durrësit.