Rekord historik për doganat, të cilat gjatë muajit korrik shënuan rreth 22 milionë euro të ardhura më shumë se në korrikun e vitit 2021. Sipas administratës doganore kjo është shuma absolute më e lartë e arritur në historinë e saj gjatë një muaji. Shifrat zyrtare tregojnë se në muajin që lamë pas, të ardhurat u realizuan në masën 19 miliardë e 625 milionë lekë, duke shënuar një rritje me rreth 14,4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.