Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03/2026 21:00

Pesë muaj pasi Trump i hoqi sanksionet e vendosura ndaj ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodikut familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, një grup dy partiak senatorësh dhe kongresmenësh amerikan i kanë bërë thirrje administratës së presidentit amerikan që të rikthejë masat ndëshkuese, Kërkesa ndaj Dodikut vjen me argumentin se ai sipas shkresës së depozituar po minon paqen dhe sigurinë e Ballkanit. Në një letër të publikuar nga Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit amerikan, ligjvënësit i kanë kërkuar Sekretarit amerikan të Thesarit, Scott Bessant dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio që të sanksionohet Dodiku në përputhje me ligjin federal. Iniciativa është shtyrë përpara nga senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, dhe senatori republican, Thom Tillis. Në mesin e nënshkruesve janë edhe: Chuck Grassley, Roger Ëicker, Dick Durbin, Elizabeth Earren, Mike Turner dhe Ann Ëagner. Ligjvënësit amerikanë pretendojnë se Dodiku i ka vazhduar veprimet që “minojnë direkt Marrëveshjen e Dejtonit”, përfshirë avokimin për ndarjen e Republikës Sërpska – entitetit serb të Bonje dhe Hercegovinës, duke sfiduar juridiksionin e institucioneve shtetërore, dhe duke shkelur Aktin e Autorizimit për Mbrojtje Kombëtare të vitit 2026. “Ndonëse e kuptojmë që heqja e sanksioneve mund të jetë nxitur nga dëshira për stabilitet më të madh politik në Bosnje, veprimet e Dodikut e demonstrojnë qartë që ai nuk ka qëllime për ta ndjekur atë rrugë”, thuhet në letër.

Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52