Pavarësisht heqjes së sanksioneve amerikane ndaj tij, Millorad Dodik, udhëheqësi I partisë qeverisëse në Republikën Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë, vijon narrativën proruse. Sipas REL, në intervistat e zhvilluara në 5 muajt e fundit, Dodik është shfaqur në media të lidhura me Kremlinin dhe në deklaratat e dhëna, ai mbështet presidentin rus, Vladimir Putin, dhe kritikon ashpër Perëndimin. Dodik e akuzon Bashkimin Evropian për destabilizimin e Ballkanit, duke veçuar sidomos Gjermaninë. Udhëheqësi I partisë qeverisëse në Republikën Sërpska tha në një deklaratë televizive, se se dëshiron që Republika Sërpska të lidhet me rrjetin e gazit të Serbisë nëpërmjet tubacionit Interkonkeksioni Lindor, për të marrë gaz rus. Ai ka deklaruar më herët se do të vijojë bashkëpunimin e tij “strategjik” me Rusinë. Në një deklaratë për agjencinë TASS pak kohë më parë, Dodik deklaroi se Bosnje e Hercegovina nuk do t’i bashkohej NATO-s, sepse Republika Sërpska e kundërshton një gjë të tillë.