Në adresën e disa shkollave ka mbërritur një e-mail, i cili paralajmëron bomba në ambjentet e tyre, ka alarmuar dhe ngritur në këmbë policinë. Krimi kibernetik dhe policia e Shtetit janë duke hetuar se kush qëndron pas këtij e-maili. Ndërkohë që dyshimet janë për sulme kibernetike. Në mesazh shkruhet mes tjerash se ‘gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla’.