Një 42-vjeçar suedez është vënë në prangat e policisë në Rinas, pasi ndihmoi një shtetase tajlandeze, që të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, duke i siguruar asaj dokumente identifikimi të falsifikuara. Dyshohet se 42-vjeçari me iniciale S. O., banues në Suedi do ta trafikonte këtë shtetase, në Suedi, për ta shfrytëzuar për prostitucion.