Top News – Do të mbaheshin më 22 maj/ Shtyhen zgjedhjet palestineze, të parat në 15 vite
30/04/2021 14:37

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, tha të premten se fraksionet kryesore politike kanë rënë dakord të shtyjnë mbajtjen e zgjedhjeve të planifikuara për 22 maj. Këto ishin zgjedhjet e para të planifikuara në 15 vjet. Abbas përmendi si arsye një mosmarrëveshje me Izraelin për votimin në Jerusalemin lindor. Vendimi kursen partinë Fatah të Abbasit nga një humbje e thellë që pritej të pësonte nga grupi militant islamik Hamas. Vendimi do të mirëpritet në heshtje nga Izraeli dhe vendet perëndimore, të cilat e shohin Hamasin si një grup terrorist dhe janë të shqetësuara për forcën në rritje të tij. Por, vendimi për të shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve lë në udhëheqje një strukturë politike që nuk ka arritur të përparojë shpresat palestineze për shtetësinë dhe shihet si gjithnjë e më e korruptuar dhe autoritare, raporton AP. Shtyrja e votimit me arsyetimin e votimit në Jerusalemin lindor mund të shihet si një preteks, pasi vetëm një numër i vogël i votuesve në qytet do të kërkonin në të vërtetë lejen e Izraelit për të votuar dhe votat e tyre nuk do të kishin ndonjë efekt në rezultat. Abbas tha se mori një letër nga Izraeli të enjten në të cilën thuhej se nuk mund të merrte një pozicion për zgjedhjet, sepse ende nuk ka një qeveri pas zgjedhjeve të muajit të kaluar. Grupi islamik militant Hamas, kishte hedhur poshtë më parë idenë e shtyrjes së tyre. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dënoi vendimin e presidentit palestinez Mahmud Abbas për të shtyrë zgjedhjet. "Vendimi për të shtyrë zgjedhjet e planifikuara palestineze është thellësisht zhgënjyese", tha Borrell në një deklaratë, duke kërkuar që një "datë e re për zgjedhjet të caktohet pa vonesë".

Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52