Presidenti i zgjedhur i SHBA Donald Trump thotë se Keri Lake, një spikere e lajmeve e një televizioni lokal, e kthyer në politikane të MAGA-s, do të drejtojë Zërin e Amerikës. Nëse do të finalizohet, masa do të vinte një besnike në krye të një rrjeti lajmesh që Trump u përpoq ta vinte nën kontroll edhe gjatë vitit të fundit të mandatit të tij të parë. Zyrtarët e Trumpit u përpoqën t'i hiqnin pavarësinë rrjetit dhe agjencisë së tij mëmë gjatë mandatit të parë, duke përfshirë ndërmarrjen e veprimeve që më vonë u shpallën të paligjshme dhe në një rast, edhe jokushtetues. Por Trump nuk ka autoritetin për të instaluar në mënyrë të njëanshme drejtuesin e rrjetit pasi kjo është në duart e një bordi dypartiak.