Banorët përgjatë brigjeve lindore të ishullit spanjoll Las Palmas janë urdhëruar të hyjnë në izolim të hënën ndërsa llava që rrjedh nga vullkani Cumbre Vieja po i afrohet detit. Llava me temperaturë 1250 gradë celcius mund të prekë oqeanin atlantik brenda pak orësh duke shkaktuar me gjasë shpërthime dhe duke lëshuar re gazrash toksikë mbi ishull.