Një rrjet i mirëorganizuar i trafikimit dhe shpërndarjes së kokainës në ishullin e Mykonosit u shkatërrua nga autoritetet greke. Aksioni u zhvillua më datë 21 gusht, ndërsa sipas mediave greke në pranga përfunduan 9 persona, mes të cilëve shqiptarë, grek dhe turq. Ata ishin pronarë të tre kompanive të transportit privat, përmes të cilave kamuflonin aktivitetin e tyre kriminal brenda ishullit.