Top News – ‘Do mbrojmë plotësisht Ukrainën’ / SHBA: Propozimi ynë për paqe është rishikuar
24/11/2025 11:59

Shtëpia e Bardhë tha se bisedimet në Gjenevë me Kievin shënuan “përparim domethënës” drejt përfundimit të luftës në Ukrainë dhe kanë rezultuar me një kornizë “të përditësuar dhe ridefinuar” që parashikon sovranitetin e plotë të Ukrainës dhe arritjen e paqes. Në një deklaratë të lëshuar nga Uashingtoni nuk janë përmendur specifika të ndryshimeve që janë bërë në planin e paqes prej 28 pikash që është prezantuar nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe që është kritikuar nga mbështetësit e Kievit, të cilët e kanë konsideruar dokumentin shumë miqësor për Rusinë. Propozimi amerikan raportohej se përfshinte edhe zvogëlimin e numrit të forcave të armatosura ukrainase dhe njëkohësisht zvogëlim të ndihmës ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, e cila ka qenë thelbësore në luftën e Ukrainës kundër ushtrisë ruse. “Bisedimet kanë qenë konstruktive, të fokusuara, të zhvilluara me respekt dhe nënvizojnë përkushtimin e përbashkët për të arritur paqe afatgjatë”, thuhej në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina. “Diskutimet shënojnë përparim domethënës drejt përafrimit të pozicioneve dhe identifikim të hapave të ardhshëm”. “Në bisedime është bërë e qartë se çdo marrëveshje në të ardhmen duhet të mbrojë sovranitetin e Ukrainës dhe të përcaktojë vetëm paqe të qëndrueshme. Si rezultat i diskutimeve, palët kanë përpiluar një kornizë të përditësuar”, thuhej në deklaratë, pa dhënë më shumë hollësi. Në deklaratë thuhet edhe se palët janë pajtuar “të jenë në kontakt të ngushtë me partnerët evropianë” të cilët mbeten disa prej mbështetësve më të fuqishëm të Ukrainës. Vetë Trump nuk ka bërë ndonjë koment pas takimit.

Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
DIGITALB DIGITALB