Gazment Bardhi i është përgjigjur reagimit shqetësues të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me aksionin e opozitës në Kuvend. Kreu i grupit parlamentar të PD-së përligj aksionin e opozitës me sjelljen, sipas tij, të mazhorancës, që siç tha, po përpiqet që të shuajë opozitën.