Është lënë i lirë Rrok Pepaj, babai i Danjel Pepajt, i cili dyshohet si autori i vrasjes së Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Vrith të Malësisë së Madhe. Rrok Pepaj ra në prangat e policisë 3 ditë pas vrasjes së të rinjve, nën akuzën se kishte dijeni për parcelën e hashashit, për të cilën ndodhi edhe ngjarja e rëndë.