Top News- Divorc pas 27 vitesh/ Bill dhe Melinda Gates marrin vendimin drastik
04/05/2021 14:06

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates dhe bashkëshortja e tij, filantropiste po ashtu, Melinda, njoftuan se ata do të divorcohen pas plot 27 viteve martesë. Njoftimi nga një prej cifteve më të pasur në botë, me një pasuri që vlerësohet se shkon në 130 miliardë dollarë, u bë përmes një deklarate të përbashkët në Tëitter. “Pas shumë vitesh bashkë, pas shumë idesh dhe shumë pune në marrëdhënien tonë, ne kemi marrë vendimin ti japim fund martesës sonë”, thanë ata. Deklarata nënvizonte se ata do të vazhdonin punën e përbashkët në fondacionin Bill & Melinda Gates, fondin masiv të bamirësisë që financon programe në shëndetin publik, barazinë mes gjinive, edukimin dhe kauza të tjera. Ne vazhdojmë të ndajmë besimin tek misioni ynë dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku në fondacion, por ne nuk besojmë se mund të rritemi bashkë si një cift në fazën e ardhshme të jetës sonë”. Njoftimi vjen dy vite pas divorcit të themeluesit të Amazon Jeff Bezos, aktualisht njeriu më i pasur në botë, dhe bashkëshortes së tij, MacKenzie. Bill Gates, 65 vjec, ishte adoleshent kur nisi të ngrinte atë që do të bëhej kompania me më shumë vlerë në botë dhe ka qenë për një kohë njeriu më i pasur në botë dhe filantropisti më i njohur po ashtu. Ai u dorëhoq si shef ekzekutiv i Microsoft, në 2008, për ti dedikuar më shumë kohë filantropisë dhe më pas la edhe bordin duke mbajtur vetëm titullin e themeluesit dhe këhsilltarit teknologjik. Melinda gates, 56 vjec, u martua me të shoqin në 1994, kur ajo punonte në kompaninë teknologjike. Ata kanë së bashku tre fëmijë.

Top News – Situatë ‘apokaliptike’ në Gaza / Ekspertja e OKB-së: Të ndërpritet tregtia me Izraelin
03/07 15:12
Top News – Kërkon garanci për armëpushimin / Hamasi i përgjigjet SHBA-së: T’i jepet fund luftës
03/07 15:09
Top News – I nxehtë ferri, shkrihet autostrada në Itali /‘Çmendet’ termometri, 100 viktima në spanjë
03/07 14:56
Top News – Eleminohet numri dy i marinës ruse / Ukraina ‘godet’ sërish, sulm në rajonin e Kurskut
03/07 14:53
Top Channel/ “Serbia të mos gëzojë kot”, ambasada gjermane në Prishtinë: T`i thërrasin mendjes!
03/07 14:48
Top News – Po i afrohet me shpejtësi tokës / Shkencëtarët të hutuar: Një objekt ndëryjor po vjen
03/07 14:48
Top News – Italia ‘ka frikë’ nga Rusia: Brenda 5 vitesh, kërcënim ushtarak për tokën e NATO-s
03/07 14:46
Top Channel/ I nxehti përvëlues, Franca dhe Zvicra mbyllin centralet bërthamore: “Nuk ftohen dot”!
03/07 14:45
Top News – Ryanair e easyJet anulojnë fluturimet / Francë, kontrollorët e trafikut ajror në grevë
03/07 14:38
Top Channel/ Zjarret “shkrumbojnë” Kretën, evakuohen qindra turistë!
03/07 12:20
Top News – SHBA, depot e municioneve janë bosh / Pentagoni rishikon eksportet e armëve për aleatët
03/07 12:19
Top News – Gjeneron valë masive shpërthimi / Ushtria izraelite, bombë 230 kg mbi kafenenë në Gaza
03/07 12:18
Top News – 900 tërmete në vetëm dy javë / Banorët nuk flenë dot gjumë, frikë në ishujt japonezë
03/07 12:17
Top News – Bomba mbi civilët në Gaza / Izraeli sulmon qendrat e strehimit, dhjetëra viktima
03/07 12:01
Top News – Rusët ‘pushtojnë’ Korenë e Veriut / Kim Jong un hap resortin e madh turistik
03/07 12:00
Top News – Gjermania ‘pakt’ me talebanët / Do dëbojë emigrantët afganë, kontakte edhe me Sirinë
03/07 11:57
Top News – Hynë në bazën ushtarake britanike / Dëmtuan dy avionë, arrestohen katër aktivistë
03/07 11:52
Top Channel/ “Hamas nuk do të ketë më”, Netanyahu: “Kjo gjë ka marrë fund, nuk kthehemi mbrapsht”!
03/07 11:52
Top Channel/ “Blindohet” BE-ja: Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë e Lituaninë!
03/07 11:32
Top Channel/ Irani “do sherr”: Presidenti firmos ndalimin e bashkëpunimit me IAEA-në!
03/07 10:51