Dritan Rexhepaj është një prej shqiptarëve që mban rekord për numrin e arratisjeve nga burgjet, për dënimet e shumta që ka në disa shtete, e së fundi për ditët që po kalon në një burg në Ekuador. Mediat në këtë vend i kanë kushtuar një artikull të gjatë Dritan Rexhepajt, 40-vjeçarit vlonjat, i njohur si një nga bosët e trafikut të kokainës në Amerikën Latine, i cili u bë edhe më i njohur në vend, kur u zbulua lidhja që kishte me rrëmbimin e Jan Prengës në Kamzë në janar të 2020, pasi vëllai i tij Astrit Prenga rrëmbeu një sasi të konsiderueshme kokaine në Angli që vinte nga Amerika Latine, dhe që i përkiste pikërisht Dritan Rexhepit.