Pesë vite nga dita e betimit si president i Republikës, Ilir Meta tashmë ndodhet në udhëkryq mes përfundimit të karrierës së tij politike apo rikthimit në krye të partisë, të cilën e themeloi vetë, Lëvizjen Socialsite për Integrim. Axhenda e zhvillimeve partiake të LSI-së, po jep sinjalet e para të rikthimit të Ilir Metës në krye të kësaj force politike, por tashmë me shifra dhe pushtet shumë më të tkurrur krahasuar me periudhën kur kryesohej nga Meta.