Top News – Ditëlindja e 29 e PS/ Rrugëtimi nga Kongresi i ‘91 deri sot
12/06/2020 14:18

Partia Socialiste mbushi 29 vjet, nga krijimi i saj ne Kongresin e 10 te ish Partise se Punes ne 12 qershor te vitit 1991, ku u vendos edhe ndryshimi i emrit dhe u miratua programi i ri. Qe nga ajo kohe PS ka pwsuar transformime tw vazhdueshme politike, duke u kthyer ne nje nga subjektet kryesore qe dominuan jeten politike te vendit ne keto vite. Por ajo qe ishte sfida e vertete e PS ne ate kohe ishte shkeputja nga e kaluara e saj e PPSH, dhe shnderrimi ne nje parti moderne te se majtes. Ne keto 29 vite ps ka qeverisur vendin 2 here, dy mandate te plota 8 vite nga 1997-2005 dhe nga 2013 e deri me sot vazhdon te qeverise ne mandatin e dyte pas rikthimit ne pushtet. Delegatet e Kongresit te 1991 zgjodhen ne ate kohe kryetar te PS Fatos Nanon, të cilin e prisnin vite të vështira në drejtimin e partisë, e ku pak vite me vone iu desh te drejtonte nga qelite e burgut te Bwnces, pasi u burgos nga qeveria e djathte nen akuzat e abuzimit me ndihmiat humanitare. Ne vitet e burgimit te Nanos ps u drejtua nga 4 nenkryetarett Servet Pëllumbi, Gramoz Ruçi, Ilir Meta, Namik Dokle dhe Luan Hajdaraga. Fatos nano, duke pare se po i rreshqiste situata dhe drejtimi i partise nga duarat, iu drejtua anetaresise me nje leter nga burgu duke u bere te ditur se reforimin e ps po e benin disa ish komuniste me ide reformatore. Kjo shenoi edhe perplasjen e pare te nanos me eksponetet e ps, perplasje qe vijuan deri ne largimin e tij. Për shkak të këtyre përplasjeve që nisën që me marrjen e pushtetit, Fatos Nano u detyrua të jepte dorëheqjen nga posti i kryeministrit në shtator 1998, e më pas në janar 1999 edhe nga posti i kryetarit të partisë. Riardhja e tij në krye u bë përmes një gare të fortë me rivalin e tij Pandeli Majko, por Nano fitoi me diferencë të vogël votash, 37 pas mbështetjes në momentin e fundit nga Ilir Meta, i cili u shpërblye më pas me detyrën e kryeministrit. Serish në vitin 2001, kur PS-ja mori mandatin e dytë qeverisës, Nano do të riniste një betejë të re, për të rifituar pushtetin politik brenda partisë, i cili po akumulohej në duart e ilir Metës kryeministër. Procesi i katarsisit që nisi me KPD-në me famshme te 2001-shit, ku akuzat u bënë hapur para kamerave, ai arriti të fitojë, duke u bërë kryeministër dhe duke vendosur paqe me Metën, por që rezultoi një paqe e perkohshme deri në vitin 2004, kur ai iku përfundimisht nga PS-ja për të krijuar LSI-në, nje parti e re e se meajtes. Mes luftes se brendshme ne radhet e ps, humbjes se zgjedhjeve parlamentare ne 2005 qe rikthyen ne pushtet PD e drejtuar nga Sali berisha, Fatos nano dha doreheqjen si kryetar i ps duke u larguar nga skena politike pa kthim. Gjithsesi Nano” në drejtimin e Partisë Socialiste solli një format të ri funksionimi të një partie politike në demokracinë që po ndërtonte Shqipëria me politikanë të rinj, pa përvojë politike. Pas ikjes se Fatos Nanos nga drejtimi i PS, ne krye te saj erdhi Edi Rama, ne ate kohe kryetar i bashkise se tiranes, i cili nisi karrieren poltike ne vitin 1998 si minister i kultures. Rama u zgjodh kryetari i ri në një kongres dyditor, në tetor të vitit 2005, përballë Rexhep Meidanit, ish president i vendit dhe nje nga figurat e vjetra te PS. Me ardhjen e rames ne krye te PS shume gjera ndryshuan brenda saj. Ne radhet e PS u afruan shume emra te rinj qe me vone do te beheshin me pas figura qendrore te jetes politike te kesaj force politike. Rama e drejtoi PS në 8 vite opozitë të vështirë, ku u shënua një grevë urie qe kundershtonte rezultatin e zgjedhjeve dhe protesta e 21 janarit 2011, dhe vetëm pas një marrëvshjeje me Ilir Meten, do te vinte në pushtet në vitin 2013. Shume debate ka pasur ne keto vite te ps ne pushtet, sidomos persa i takon ardhes se saj ne pushtet permes programit te rilindjes, qe shumekush mendon se ka zevendesuar strukturat e vjetra te saj.

Top Channel/ Zbardhen prapaskenat! E pabesueshme kush e shpëtoi Hegseth
11/11 23:24
Top Channel/ Dhunë e flakë! Greva paralizon Spanjën, për herë të parë pas 14 vitesh
11/11 23:19
Top Channel/ “Asnjë favor për Kushner”! Rama flet hapur në Dublin: Dera e BE, hapur
11/11 23:16
Top News- “Shpejt, shpejt se u dogj!”, zjarr në magazinën e drurit në Gjirokastër
11/11 22:33
Top News- “Flamingot rezultat i urrejtjes ndaj Trump”, Rama: Regjimi iranian ka duart e veta
11/11 22:14
Top Channel/ ‘Askush nuk pretendon që është i imunizuar nga korrupsioni ‘, Rama:Janë sistemet që…
11/11 22:07
Top Channel/ ‘Motoja ime thuaj atë që mendon, bëj atë që të thonë’, Rama nga Dublini:Askush s’na..
11/11 22:05
Top Channel/’Kemi 95% të shërbimeve tona online’,Rama nga Dublini: Inteligjenca artificiale bekim…
11/11 21:51
Top Channel/ Rama flet nga Dublini për Zvërnecit: Asnjë favor ndaj Kushner, s’kemi asgjë për…
11/11 21:37
Top News- Protestat vijojnë në Tiranë/ Nuk ka dialog, kërkohet largimi i kryeministrit
11/11 21:35
Top Channel/ ‘Putini e nisi luftën për të luftuar edhe Europën’, Rama: BE një mozaik demokracish…
11/11 21:32
Top Channel/ ‘Regjimi i Iranit ndezi protestat’,Rama:S’ka më flamingo, por zogj nga e djathta dhe…
11/11 21:20
Top Channel/ ‘Revolucioni i flamengove një urrejtje kundër Trump’,Rama:Gjetën bulevardin tonë për…
11/11 21:18
Top Channel/ Rama nga Dublini: Moment kulmor për ne, gjërat që dukeshin të pamundura tani…
11/11 21:04
Top Channel/ ‘Serbia po kalon situatë eksperimentale’, Rama:Fantazmat e të shkuarës po e përndjekin…
11/11 20:58
Top Channel/ ‘2027 ambicioz por i mundur’, Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE një proçes…
11/11 20:55
Top Channel/ Ushqime pa etiketa në markete, TCH zbulon shkeljet, produkte pa informacion
11/11 20:11
Top Channel/ Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë, Ferit Hoxha takon homologen në Budapest
11/11 19:48
Top Channel/ Protesta e studentëve, marshim paqësor nga Ministria e Arsimit te kryeministria
11/11 19:44
Top Channel/ PS i mbyll derën Veliajt! Kryebashkiaku: Ngrini komision për kërcënimet e Ramës
11/11 19:38