Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se “e dënon fuqishëm sulmin e pamatur dhe të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës, i cili vë në rrezik jetë të panumërta civilësh. Edhe një herë, pavarësisht paralajmërimeve tona të përsëritura dhe përpjekjeve të palodhura për t'u angazhuar në diplomaci, Rusia zgjodhi rrugën e agresionit kundër një vendi sovran dhe të pavarur”.