Rritja e nivelit të detit e shkaktuar nga ndryshimet klimatike po e bën Tokën "më të rëndë" në ekuator, duke ngadalësuar rrotullimin e saj dhe duke i bërë ditët më të gjata. Ndërsa shtresat e akullit polar po shkrihen, uji zhvendoset nga polet në ekuator, duke rritur "dukshëm" pjerrtësinë e Tokës, që nga viti 1900 dhe duke zgjatur ditët e saj. Shtimi i disa milisekondave në një ditë 24-orëshe mund të mos jetë fort i rëndësishëm, por, sic thonë shkencëtarët, ndikon në matjen e saktë të kohës dhe eksplorimin në hapësirë". Ritmi i këtyre ndryshimeve është më i lartë se në çdo moment të shekullit të 20-të, zbuluan shkencëtarët.