Në ditën e 61 të pushtimit rus të Ukrainës, varre të reja po hapen në Varrezën e Buchas, afër Kievit. Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken, tha se diplomatët amerikanë do të kthehen në Ukrainë, javën e ardhshme, ndërsa shefi i pentagonit, Lloyd Austin, tha se Ukraina mund ta fitojë këtë luftë nëse kanë armatimet e duhura.