Top News/ ‘Dinari’ diskutohet sërish në Bruksel / Raund i ri dialogu me pritshmëri të ulëta
18/04/2024 11:19

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për të diskutuar për një zgjidhje për çështjen e dinarit të Serbisë. Takimet nisën në mëngjes, sipas praktikës së mëhershme. Fillimisht, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi, takon ndaras kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, dhe më pas atë të Kosovës, Besnik Bislimi. Pritet edhe një takim trepalësh në vijim. Ky është takimi i tretë mes kryenegociatorëve, dhe i katërti mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, lidhur me përpjekjet për zgjidhjen e çështjes që lidhet me transferimin e mjeteve financiare nga Serbia për qytetarët serbë në Kosovë. I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ditë më parë tha se në të synohet gjetja “e një zgjidhjeje të përkohshme” për personat e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Më 1 shkurt në Kosovë hyri në fuqi një rregullore e BQK-së, e cila ndalon përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave. Për çështjen e dinarit serb, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë zhvilluar edhe takime në të kaluarën, të cilat kanë përfunduar pa ndonjë përparim.

Top News- Pas skandalit me kontratat e motrave/Dorëhiqet zëvendësministri i Brendshëm grek
28/11 16:03
Top Channel/ “AsOneTeam”, KFOR takim me ushtrinë serbe: “Plasin” reagimet në Kosovë!
28/11 15:09
Top News- Abuzime me fondet e BE-së / Arrestohet një botues dhe tre biznesmenë në Greqi
28/11 13:18
Top Channel/ Serbi, studentët propozojnë një profesor kimie për president: “Kosova është e jona”!
28/11 11:54
Top News-136 kg hashash nga Shqipëria në Turqi/Grupi përdorte Kosovën e Maqedoninë, tre të arrestuar
27/11 22:00
Top News – Serbia pajisi me viza rusët/ Më shumë se 200 pasaporta, veç djalit të liderit çeçen
27/11 15:40
Top News – Serbi, një profesor kimie për president / Studentët me kandidat për zgjedhjet e dhjetorit
27/11 15:12
Top News – Ballkani vite larg standardeve të BE/ Studimi-Kosova ekonomia më e dobët
27/11 15:11
Top Channel/ Ambasadori shqiptar mbyll mandatin në Shkup: Shqipërinë e gjeta këtu
26/11 15:21
Top News – Serbët zgjedhin për festa / Votojnë për presidentin e ri, Vuçiç mund t’i bojkotojë
26/11 13:57
Top News- Kroacia bllokon Malin e Zi / Nuk ka BE me kërkesa për të rishqyrtuar kufijtë
26/11 13:32
Top News- Greqia hap 20 qendra falas për Alzheimerin/ Kujdes në shtëpi dhe mbështetje për familjarët
26/11 10:34
Top News – Vuçiç i dha pasaportë djalit të Kadyrovit/ E mori me mbiemër tjetër për të hyrë në BE
25/11 10:06
Top News- Grevë e administratës publike / Kundër rritjes së çmimeve, Greqia paralizohet për 24 orë
25/11 10:02
Top News – “Paga mesatare 1800 euro”/ Mitsotakis bën premtimin për vitin 2030
24/11 13:14
Top News – ‘Po më arrestuat, djeg Serbinë’. Vuçiç kërcënon studentët me ‘grevë urie’ e protesta
23/11 19:30
Top News – Bojkot në zgjedhjet presidenciale? /Vuçiç paralajmëron grevë urie në rast arrestimi
23/11 14:31
Top News – Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi/ Hoxha takon Gerapetritis, në fokus dhe integrimi
23/11 13:19
Top News- Parandalohet sulmi në shkollë/ 14-vjeçari do hakmerrej kundër shokëve pasi e bullizonin
23/11 10:58
Top News – Jo më Reality-TV, javë me 4 ditë pune / Serbi, qeveria e studentëve kërkon ndryshime
22/11 14:38