Prej mesditës së kësaj të premteje një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë kodrat e fshatit Tragjas në Vlorë. Flakët, të ndihmuara nga era, janë përhapur me shpejtësi drejt malit, duke djegur shkurre, pemëtari, por edhe sipërfaqe pyjore të kësaj zone. Më shumë se 25 efektivë të zjarrfikëses së Vlorës kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe sidomos të bagëtive, pasi zona njihet për numrin e lartë të staneve. Situata mbetet e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor.