Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë natës në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit, në lagjen 13 të qytetit bregdetar. Pas njoftimit të marrë nga banorët e pallatit ku ndodhej lokali, zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjares. Falë ndërhyrjes së tyre u bë e mundur shuarja e zjarrit dhe u shmang përhapja e mëtejshme në objekt. Lokali në pronësi të shtetasit me inicialet B. Sh. ndodhej në katin e parë të një pallati. Përhapja e flakëve mund të kishte sjellë pasoja të paparashikuara. Policia nuk ka bërë të ditur shkaqet e rënies së zjarrit dhe hetimi p[o vijon ende. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.