Një vatër zjarri u aktivizua të premten në fshatin Pilur të Bashkisë Himarë, duke rrezikuar djegien e disa banesave. Zjarri i përmasave të mëdha vijon ende edhe këtë të shtunë, ndonëse forcat zjarrëfikëse punuan për shuarjen e flakëve. Në ndihmë të tyre erdhi edhe një helikopter, si dhe 40 ushtarë të forcave të armatosura, por lokalizimi i flakëve nuk u bë e mundur.