6 automjete janë djegur si pasojë e zjarrvënies së qëllimshme pranë një servisi në fshatin Leshnicë të Pogradecit. Makinat ishin të parkuara në rrethimin e jashtëm të subjektit në fjalë, I cili është në pronësi të Geri Prengut. Sipas informacioneve,bëhet me dije se ngjarja është e qëllimshme, pasi kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur më tepër se dy persona kanë spërkatur mjetet me benzinë e më u kanë vendosur flakën.