Policia e Shkodrës ka finalizuar një operacion kundër kultivimit të lëndëve narkotike, në të cilën janë angazhuar 80 forca policore dh. Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se u evidentuan dhe asgjesuan 1437 fidanë cannabis sativa, nga të cilët 137 fidanë të kultivuar në kubikë dhe 1300 fidanë të kultivuar në tokë në 2 ambiente të ndryshme.