Fati i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian do të shkruhet brenda dy ditëve në Bruksel, ku do të mbahet samiti i unionit europian. Në kërkim të një karrigeje në tryezën europiane, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama udhëtoi mesditën e kësaj të mërkure drejt Brukselit, edhe pse parashikimi i tij për integrimin e Shqipërisë duket se nuk është aspak pozitiv.