Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka takuar komunitetin shqiptar që jeton e punon prej vitesh në Toronto. Përgjatë një bashkëbisedimi me ta, Veliaj vlerësoi faktin se sot diaspora shqiptare ka shembuj të shumtë suksesi dhe i falenderoi ata për mikpritjen. Gjatë fjalës me diasporën, ai shprehu vlerësim për sakrificat e shumë shqiptarëve, sidomos për t’i shkolluar fëmijët dhe për t’i bërë ata qytetarë më të mirë në vendet ku kanë emigruar.