Potenciali i diasporës në zgjedhjet e 2025 ka kthyer sytë e të gjithë aktorëve politikë nga emigrantët, por sfida kryesore mbetet tek Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i cili së bashku me shërbimet postare do të administrojnë procesin e votës së emigrantëve. Përllogaritet që afërsisht të jenë 1.1 milion zgjedhës me të drejtë vote në diasporë, por shifra e saktë e atyre që do të regjistrohen për të votuar do të bëhet me dije në muajin mars të vitit të ardhëm kur përfundon afati tre mujor i regjistrimit. Kosova ka eksperiencë në votën e diasporës, dhe komisioneri shtetëror i zgjedhjeve tashmë ka nënshkruar një marrëveshje me homologun e tij, Kreshnik Radoniçi, përmes së cilës do të ofrohet ekspertizë, asistencë teknike dhe logjistike lidhur me votimin nga jashtë.