Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien njoftoi se liderët e Serbisë dhe Kosovës do të takohen në Washington në 4 shtator, pohoi një zëdhënës për Zërin e Amerikës. Kishte qarkulluar lajmi se negocjatat u shtynë me dy ditë për arsye planifikimi, por tani mbërrin dhe konfirmimi zyrtar. Shtetet e Bashkuara i presin me padurim këto diskutime të rëndësishme me Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Hoti, tha zëdhënësi.