Top News – Diabetikët të rrezikuar/ Për simptoma të rënda të covid 19
17/11/2020 20:01

Një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë që studiojnë diabetin thotë se pandemia COVID-19 ka nxjerrë në pah se cilët janë njerëzit më të rrezikuar nga kjo sëmundje e në raportin e publikuar prej tyre, theksohet se diabetikët kanë dy herë më shumë gjasa të përjetojnë simptoma të rënda, ose vdekje nga COVID-19. Dietat në mbarë botën mund të ndryshojnë, por në një numër vendesh në rritje mbipesha, keq-ushqyerja dhe ndryshimi i stilit të jetesës po çojnë në rritjen e numrit të njerëzve me diabet. Studimi I fundit nxjerr në pah faktin që pjesa dërrmuese janë me diabet të tipit 2, i cili rezulton nga përdorimi joefikas i insulinës në trup. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ky lloj diabeti është kryesisht rezultat i mbipeshës dhe pasivitetit fizik. Tani shkencëtarët thonë se ekziston një lidhje e qartë midis kësaj sëmundjeje dhe COVID-19. "Nëse marrim si shembull Britaninë, pesë për qind e njerëzve kanë diabet. Por mes atyre që vdesin nga COVID, një e treta janë diabetikë. Pra niveli i komplikacioneve është i lidhur ngushtë me sëmundjen" thotë Juliana Chan, drejtore e Institutit të Hong Kongut për Diabetin dhe Mbipeshën. Bashkëautori në studimin e drejtuar nga Chan është profesori Rury Holman nga Universiti i Oksfordit, sipas të cilit, njëri prej zbulimeve kryesore ishte se mes faktorëve të tjerë të rrezikut për COVID-in është niveli i lartë i glukozës në gjak, që gjithashtu e përkeqëson situatën. Nëse do të përmirësonim nivelet e glukozës, mund të zvogëlojmë rrezikun për njerëzit me diabet që preken nga COVID-i", shprehet ai. Pamjet: AFP

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06