Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në një shkollë profesionale të mesme në Greqi, ku një nxënës shqiptar është dhunuar nga 7 bashkëmoshatarë. Ngjarja ka ndodhur një javë pasi nxënësi I dhunuar kishte pasur një sherr tjetër me bashkëmoshatarët. Dhuna ndodhi të enjten, ku grupi e goditi shqiptarin vazhdimisht për disa minuta, ndërkohë që një video e tij u shpërnda madje në rrjetet sociale.